Banka e Shqipërisë për buxhetin 2024: Skema e pensioneve po kërcënon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit

Nga Marjo Brakaj
10 Nëntor 2023, 15:14 | Ekonomi

Qëndrueshmëria ekonomike e Shqipërisë kërcënohet nga skema e pensioneve. Shqetësimin e ngriti Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Në projektbuxhetin e vitit 2024, këto skema parashikohet të krijojnë një deficit rreth 3.6 për qind të PBB-së ose 1.1 pikë % më të lartë se deficiti buxhetor. për këtë arsye Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik që rregullon skemën e pensioneve.

Në cilësinë e të ftuarit për dhënie mendimi, guvernatori Sejko kërkoi që tavani i cili nuk lejon tejkalimin e shpenzimeve për kontratat koncesionare mbi nivelin 5 për qind të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës të mos jetë vetëm vjetor, por afatgjatë.

Në interes të rritjes së efektivitetit dhe të reduktimit të rreziqeve potenciale që vijnë nga PPP, Banka e Shqipërisë sugjeron përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve. Ky rregullim do të ishte një element plotësues i kontrollit të nivelit të rrezikut potencial që PPP-të mund të kenë mbi shëndetin e financave publike.

Në linjë me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Banka e Shqipërisë kërkon heqjen e disa prej lehtësive fiskale.

Ato mund të qëndrojnë në sektorin bujqësor, por ne mendojmë se në përgjithësi lehtësitë fiskle duhet të orientohen nga eficenca dhe jo politike.

Në një opinion të përgjithshëm Banka e Shqipërisë vlerësoi se projektbuxheti dhe paketa fiskale që shoqëron të për vitin e ardhshëm, iu përgjigjen sidave që individët, bizneset dhe vendi po kalojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos