
Guvernatori i Bankë së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 2.5%.
Gjatë një konference për media mbi vendimmarrjen e politikës monetare, Sejko u shpreh se fokusi i raportit ka qenë ndikimi i çmimeve në ekonomi, shkruan A2 CNN.
Ai paralajmëroi se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare mund të çojë në një rritje të inflacionit mbi objektiv, si dhe në një ngadalësim të rritjes ekonomike.
“Fokusi i këtij raporti ishte ndikimi që do të ketë ekonomia jonë nga çmimet. Rritja e çmimit të naftës në tregjet e huaja, do të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektiv dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike.
Ky parashikim bazohet në pritjet për përfundim të shpejtë të luftës. Pasiguria mbetet e lartë, dhe balanca e rreziqet është rritu, por Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare”, tha Sejko. (A2 Televizion)