Besimi në ekonomi, në rënie. Shqiptarët janë pesimistë dhe të shqetësuar nga kriza e çmimeve

Nga Marjo Brakaj
4 Maj 2026, 13:52 | Ekonomi

“Shpresojmë se do të bëhet më mirë. Më keq nuk ka se ku shkon. Mbase kur të hyjmë në Bashkimin Evropian gjërat do të ndryshojnë”.

Shqiptarët janë pesimistë dhe të shqetësuar... veçanërisht nga rikthimi i krizës së çmimeve. Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, besimi konsumator ra me 3.2 për qind, shkruan A2.

“Skandaloze. Çmime shumë të larta. Bukë me gjizë ha unë”, thotë një qytetare.

Megjithatë, ka edhe nga ana që pavarësisht se e pranojnë se jeta është bërë më e shtrenjtë, sërish e ruajnë optimizimin: “Mirë jemi. Pse të ankohemi? Më mirë sesa kemi qenë jemi”.

Rritja e çmimeve në këtë periudhë nuk është vetëm një fenomen shqiptar dhe ky është një fakt i pakundështueshëm. Por, ajo që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera është fakti se efektet e krizave që vijnë nga jashtë transmetohen në popullatë pa asnjë lloj zbutje.

Zef Preçi, ekspert për ekonominë, shprehet: “Askush nuk del t’u shpjegojë shqiptarëve se pse jemi në këto kushte. Kemi shkatërruar prodhimin vendas, bujqësinë dhe blegtorinë”.

Rënie të besimit në ekonomi në prill raportuan edhe bizneset në fushën e tregtisë dhe shërbimeve. E kundërta ndodhi me ato në sektorin e industrisë dhe ndërtimit: “Kjo pasi sipërmarrjet në këta sektorë i frikësohen rënies së kërkesës për konsum, shoqëruar nga vështirësitë në gjetjen e punonjësve. Nga ana tjetër ka rënie të prodhimit dhe konsumit”.

Rritja e fortë e besimit te tregtarët, shërbimet dhe qytetarët bëri që treguesi i përgjithshëm i ndjesisë ekonomike muajin e shkuar të ulej me 1.5 pikë përqindje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos