Një festë e vërtetë jo vetëm për “Pronatyra Group” e cila sjellë në Shqipëri produktet dhe markën e mirënjohur italiane “MD”, por edhe për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë produktet më cilësore në treg dhe ofertat më të mira.
Marka e mirënjohur italiane MD me rrjetin e saj të supermarketeve në Shqipëri, tashmë është e aksesueshme edhe në dyqanin më të ri të hapur tek mbikalimi i Rinasit, në Kashar përballë Megatek.
Për një standard prej 30 vitesh në një treg europian, por dhe përkushtimit të raportit cilësi-çmim, nëpërmjet “Pronatyra MD” garantohet zgjerimi i saj në të katërt cepat e Shqipërisë.
“Në të gjithë territorin duam të kemi një mbulim të shkëlqyer me Pronatyrën, për të hapur pika të reja në zona të rëndësishme të banuara. Duam të operojmë dhe në territore të tjera shqipfolëse si në Kosovë, Maqedoni”, tha Patrizio Podini, presidenti “MD Italia”.
Çmimet më të mira, por dhe më të lira çdo ditë. Ky model supermarketi është mirëpritur menjëherë në vendin tonë sipas administratorit të Pronatyra MD Agolli.
“Një nga arsyet se përse kemi bërë marrëveshje me një markë si MD një ndër liderët Italian në fushën e tregtimit ushqimor është marrja e certifikimit të produkteve që tregton. Duke dashur të jemi të sigurt në transport kemi hapur kompaninë tonë të transportit për të garantuar cilësinë”, deklaroi Jonald Agolli.
Për të siguruar konsumatori por dhe nxitur prodhimin vendas, administrator Agolli u shpreh se një laborator për analizmin e produkteve parashikohet të ndërtohet në vijim.
“Një laborator ku të verifikojmë të gjitha produktet që do marrim por dhe ato të prodhimit vendas. Sepse synimi është dhe nxitja e prodhimit vendas”, tha ai.
Produktet e freskëta, ushqime për çdo familje, produkte BIO për këdo që i zgjedh në blerjet e tyre por dhe linja të markës së ekselencës “Lettere Dall Italia”, “Vivo Meglio” dhe e gjithë gama e detergjenteve “Dat5” janë markat më të mira të cilat do të kthejnë konsumatorin shqiptar në klientin më besnik.
Pronatyra MD është modeli më i ri i blerjeve që garantohet nga transparenca dhe ndershmëria ndaj klientit dhe që konsiderohet nga kompania nga arma e saj e fortë.
Me sloganin Blerje të mbara Shqipëri, PronatyraMD është vlerë e shtuar për çdo familje! (A2 Televizion)