Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

Nga Aurora Sulçe
19 Shtator 2024, 15:35 | Ekonomi

Bujqësia është konsideruar nga të gjitha qeveritë si një sektor prioritar, por mbështetja me fonde nuk ka qenë kurrë e tillë. Ky sektor i ekonomisë ka vuajtur gjithmonë mungesën e financimeve, që ka detyruar fermerët të stepen në diversifikimin e kulturave bujqësore apo në rritjen e prodhimit.
Por sa para jepen për bujqësinë? 

Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

Në buxhetin e këtij viti, fondet për Ministrinë e Bujqësisë ishin  14.1 miliardë lekë, me rënie 1.4 miliardë ose 9.3% kundrejt vitit 2023.
Tkurrja e financimeve nga buxheti ndodhi në një kohë kur u pezulluar programi IPARD 3 i Bashkimit Europian, për shkak të hetimit për abuzime me fondet. 

Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

146 milionë euro të destinuara për bujqësinë dhe që nuk do të përfitohen nga fermerët dhe agropërpunuesit. Bujqësia shqiptare rezulton sot më e nënfinancuara në rajon. 

Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

Për këtë sektor jepen vetëm 0.19% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, shumë më pak se në vendet e tjera të rajonit dhe kundrejt mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. 
Por ndërsa merr fonde shumë më pak se vendet e tjera, pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare është së të paktën 6 herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe trefishi i mesatares rajonale.

Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

Bujqësia jep 19% të PBB-së dhe në të janë punësuar mbi 540 mijë persona ose 44% e totalit të të punësuarve në vend.
Për shkak të mungesës së fondeve, por edhe shumë problemeve të tjera të pazgjidhura në vite, bujqësia ndodhet aktualisht në krizë. Që nga fillimi i dekadës së kaluar, ritmet e rritjes së bujqësisë janë frenuar në mënyrë të vazhdueshme, por dy vitet e fundit, sektori më i madh i ekonomisë ka hyrë në trendin e rënies.

Bujqësia shqiptare më e nënfinancuara në rajon

Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69%. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me 3.5%, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. E njëjta situatë ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti, ku rënia përllogaritet në 0.31%.
Ndjekim një material lidhur me skemën e re kombëtare në bujqësi, të miratuar vetëm një ditë më parë nga qeveria dhe rikthehemi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos