Sejko takohet me Salinas, Banka Botërore po ndihmon në rregulloren për mikrokreditë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 18:16 | Ekonomi

Sejko takohet me Salinas, Banka Botërore po ndihmon në rregulloren

Banka e Shqipërisë po ndihmohet nga ajo Botërore për të hartuar një rregullore për të mbrojtur qytetarët shqiptarë që marrin kredi, veçanërisht nga institucionet financiare jo-banka.

Kjo ishte edhe një ndër temat e diskutuara në takimin mes guvernatorit Gent Sejko dhe drejtuesit të zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas.

Me rregulloren e re që pritet të miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës, për të hyrë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm , për të dhënë hua institucionet financiare jo-banka do të duhet analizojnë më thellësisht aftësinë paguese të atyre që kërkojnë kredi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos