Publikohet buxheti i vitit 2026, Qeveria planifikon rritje të të ardhurave me 6,8%

Nga Marjo Brakaj
4 Nëntor 2025, 15:58 | Ekonomi

Publikohet buxheti i vitit 2026, Qeveria planifikon rritje të të

Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6,8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6,8% më shumë se akti i fundit normativ.

Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6,7% në krahasim me aktin e fundit normativ, shkruan A2 CNN.

Deficiti buxhetor është parashikuar 63 miliardë lekë nga 61 miliardë në aktin e fundit normativ.

Programimi i të ardhurave për vitin 2026 mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. 

Më shumë se 886.7 miliardë lekë apo rreth 9  miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, 82.5 miliardë lekë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni i dytë me vlerën më të madhe, 77.3 miliardë lekë.

Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak.

Në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë, financimet për projektet ekzistuese mbeten thuajse të pandryshuara. Ndër projektet kryesore, kontrata për ndërtimin dhe operimin e Rrugës së Arbrit ruan nivelin e financimit prej 3.36 miliardë lekësh, ashtu si në vitin 2025, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve parashikohen 660 milionë lekë.

Projekti për portin e jahteve në Orikum mbetet në 860 milionë lekë, pa ndryshim nga viti paraardhës.

Për dy kontrata kryesore pritet të ulen. Programi i check-up-it për popullsinë 35–70 vjeç parashikohet të financohet me 699.8 milionë lekë në vitin 2026, nga 876 milionë lekë në 2025, ndërsa pagesat për shërbimin e doganave ulen lehtë nga 1.52 në 1.5 miliardë lekë.

Rënia më e madhe regjistrohet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Projekti i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe shërbimeve të dezinfektimit pëson një tkurrje drastike, duke zbritur nga 1.9 miliardë lekë në 2025 në vetëm 500 milionë lekë në 2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos