
Pas 5 muajsh në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj ka lënë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Deromemaj ka marr vendim ta lërë pozicionin e drejtuesit të Kadastrës së Vlorës pasi e drejtoi atë për 5 muaj.
Ndërkohë është ende e paqartë se pse u mor ky vendim, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë që janë dhjetra drejtues që kanë dhënë dorëheqjen edhe më herët nga Kadastra e Vlorës.
Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj. (A2 Televizion)
