
Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2026, tha se është parashikuar të adresohet edhe çështja e Bypass-it të Elbasanit.
“Dhe në diskutimin më të fundit edhe në komision, ndërtimin e një pjese, e cila është një gangrenë për të gjithë qytetarët e Tiranës që dalin nga Tirana, në atë që është Bypass-i i Elbasanit, do të ketë adresimin përgjatë 2026-ës”, tha Denaj, shkruan A2 CNN.
Prej kohës, fundi i autostradës Tiranë-Elbasan është kthyer në një problem madhor për shkak të trafikut për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në këtë aks rrugor. (A2 Televizion)
