Përpos përmbytjeve dhe dëmeve të tjera po shkaktojnë reshjet, shirat e këtij mes-nëntori po i kursejnë vendit dhjetëra-milionë euro për energjinë elektrike.
Reshjet e dendura kanë mbushur hidrocentralet duke bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të ndryshojë pozicion, nga vetëm në blerje, të shkojë drejt eksporteve. Në harkun e vetëm një jave një javë, KESH ka shitur në tregjet e huaja 45 mijë e 691 megavat/orë energji elektrike me vlerë 4.5 milionë euro. Çmimi mestar i shitjes përllogaritet në 99 euro për megavat-orë, shkruan A2 CNN.
Me çmimin e energjisë elektrike që po ritet në bursat ndërkombëtare duke kapur nivelin e 105.5 eurove të mërkurën, KESH po kalon ditë të mira. Me dimrin në prag çmimet pritet të rriten dhe nëse situata hidrike do të vijoje e tillë edhe në vijim, në arkën korporatës do të futeshin disa dhjetëra milionë euro
Kjo do të mbulonte disi humbjet e krijuara deri në këto momente si pasojë e mungesës së reshjeve. Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se deri në fund të tetorit u prodhuan vetëm 4.7 milionë megavt-orë energji elektrike nga gati 6.4 milionë në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
Kjo në një kohë që konsumi i energjisë elektrike, si pasojë edhe e turistëve kapi nivelin e mbi 6.6 milionë megavateve. (A2 Televizion)
