Teksa kemi hyrë në vrulllin e sezonit turistik ku dhe shifrat e turistëve në vend janë të larta, administrata tatimore njofton se do të nisë kontrollet me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për deklarim real dhe në kohë të detyrimeve tatimore.
Kryesisht struktura akomoduese të cilat jepen me qira edhe në platformat online por dhe bare e restorante, agroturizëm, shërbime plazhi, transporti qytetas e ndërqytetas, dhënia me qira e makinave do të jenë nën lupën e tatimeve.
Faturat e fiskalizuara, punonjësit e deklaruar, mallra me fatura të rregullta apo dhe kontrata e qiramarrjes do të jenë arsyet e kontrollit të Tatimeve. (A2 Televizion)