“Do të blej 7 kile domate më shumë”, flasin qytetarët pas indeksimit të pensioneve

Nga A2 CNN
1 Tetor 2024, 11:20 | Ekonomi

Disa të revoltuar e të tjerë që nuk ju bën përshtypje. Kështu ka nisur 1 tetori për pensionistët teksa në xhepat e tyre u hodhën më shumë lekë si një kompensim i rritjes së çmimeve.

Rreth 750 lekë më tepër do të marrin të moshuarit në qytet dhe 450 ata në fshat pas indeksimit që kreu qeveria prej 4.1%.

A2 CNN ka qenë pranë pensionistëve në këto orë të para të mëngjesit për të marrë dhe përshtypjet e tyre për këtë shtesë parash.

“Mora vetëm 4100 lekë shtesë. Qeveria duhet të marrë për bazë edhe punën në të zezë, pasi jemi një kategori shumë delikate”, shprehet një pensionist.

“Kaq kishte mundësi shteti. Mirë do të ishte shumë më tepër”, thotë një tjetër pensionist.

“Mora 700 lekë më shumë. Do të blej 7 kile domate më shumë”, shprehet një tjetër pensionist i pakënaqur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos