Me një numër rreth 1.2 milionë turistësh, muaji tetor ka rezultuar i suksesshëm jo vetëm për nga numri i vizitorëve, por edhe netëve të qëndrimeve në strukturat akomoduese.
Ky tregues u rrit me 68.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Në tetor hyri dhe kompania e re i besoj shifrave që vitin tjetër do kemi një rritje 40%”.
Është kultura dhe historia ajo çfarë i tërheq këta vizitorë më së shumti gjatë tetorit, teksa edhe shifrat tregojnë se më shumë turistë u akomoduan në zonat jo bregdetare, por dhe në Shqipërinë e Mesme dhe pasuar kështu edhe nga jugu i vendit.
Operatorët turistik shprehen të kënaqur nga rritja e interesit të turistëve edhe përtej sezonit veror, teksa sytë tashmë i hedhin nga 2024.
“Ne kemi filluar të shqetësohemi si do të ruhet cilësia e shërbimit me ngarkesën. Duhet të zhvillohet më shumë hoteleria, restorantet, infrastruktura. Që ne të kemi mundësi të tërheqim turistin elitar jo lowcost”.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16,4%, kundrejt 12,5% që ishte në muajin Tetor 2022. Sa i takon shtetësisë shqiptarët e Kosovës janë më besnikët pasuar nga Italianët me 9.4% por dhe gjermanët 7.9%. (A2 Televizion)