Shmangën detyrimet tatimore, në pranga 3 shqiptarë dhe 9 italianë në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 09:39 | Ekonomi

Shmangën detyrimet tatimore, në pranga 3 shqiptarë dhe 9

Dymbëdhjetë persona që i kanë shkaktuar shtetit 2 milionë euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore janë vënë në pranga.

Njoftohet se ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurisë  “arrest me burg” ndaj 3 shqiptarëve dhe 9 italianëve.

Siç njoftohet, nga hetimet e kryera, rezulton se këta persona kanë mundur të organizojnë një strukturë të mirfilltë kriminale me qëllim përfitimin me anë të shmangies së detyrimeve tatimore, duke kryer aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave.

Faturimi i dyshuar fiktiv i këtyre konsulencave është kryer nga subjekte "Persona Fizik" në subjekte SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), ku më pas këto të fundit (subjekte SH.P.K) këto shërbime i kanë eksportuar në shtetin italian.

Duke rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, është bërë e mundur barazimi i tyre me të ardhurat dhe në këtë mënyrë vlera e detyrimit të tatim-fitimit për t’u paguar del më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real që lind nga tatim fitimi.

Kështu, personat e vënë në pranga, nëpërmjet subjekteve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga rritja fiktive e shpenzimeve, deri në këtë fazë të hetimeve, një vlerë të llogaritur prej 471,778,384 lekë, duke i shkaktuar kështu një dëm monetar dhe financiar shtetit Shqiptar në vlerën rreth 2 milion euro.

Dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të administratës shtetërore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos