Sot janë shpallur 300 përfituesit e kredive të lehtësuara për blerje shtëpie. Punonjësit e përzgjedhur të administratës publike do të përfitojnë hua nga bankat, pa normë interesi.
Ky është një program, i aplikuar për herë të parë këtë vit, mundësuar përmes ndryshimeve të posaçme ligjore, të cilat ndodhën gjatë verës.
“Për të mbështetur me kredi me zero interes 300 punonjës të rendit, mbrojtjes dhe shëndetësisë do ta shtrijmë edhe vitin tjetër, me synimin për të përmbushur sa të jetë e mundur nevojat e punonjësve që jetojnë larg vendeve të punës apo që kanë nevojë për më shumë hapësira për strehim. Synimi është që vitin tjetër të konsiderohet edhe zgjerimi i përfituesve dhe kategorive nga kjo lehtësi”, deklaroi ndër të tjera Mete. (A2 Televizion)