Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa

Nga A2 CNN
15 Mars 2026, 21:37 | Ekonomi

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta në vendin tonë është e “ngarkuar” me 7 taksa.

“Unë nuk jam dakord me faktin që nafta duhet të ngarkohet me 7 taksa që ka aktualisht, sepse është një produkt strategjik shumë i domosdoshëm, që ka një influencë në të katër anët e shoqërisë. Ka tek konsumatori, ka tek familjet, ka në industri, është mall strategjik…”, tha Guxholli.

Sipas saj, “po t'i referohemi vendeve të tjera që janë shumë më mirë se ne, me të ardhura shumë e shumë herë më të larta, që nuk e ndjejnë aq sa e ndjejmë ne deri në palcë këtë rritje çmimi, atje fillojnë menjëherë masat”.

“E para, e kanë më të lehtë mekanizmin sepse nuk e kanë kaq të ngarkuar çmimin; e dyta, fillojnë financimet dhe ato mbështetjet nga ana e buxhetit. Pra, e merr përsipër buxheti koston, që të mos ndihet sidomos tek ne te varfërit, pensionistët, ose vendos një limit, një kufi”, theksoi më tej ekspertja e ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos