Ndonëse më e ngadalësuar, tregtia e jashtme vijon tkurrjen e saj nga muaji në muaj duke vënë në vështirësi shumë sektor në vendin tonë.
Sipas INSTAT eksportet për të shtatin muaj radhazi vijojnë rënien por ndalur në tetor kjo rënie regjistrohet me 4.3% duke arritur vlerën e 37 miliardë lekëve.
Industria fason është ndër sektorët që ndikuan më shumë në eksportet pasuar nga ajo automotive por dhe prodhimet e drurit dhe të letrës.
Në terma 10 mujor eksportet arritën në 370 miliardë lekëve duke u ulur kështu me 34.4 miliardë lekë ose 8.6% krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër importet shënuan rënie me 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ato arritën vlerën 728 mld lekë derinë tetor, duke u ulur me -6,4 % krahasuar me 2022, kur importet ishin 778.4 miliardë lekë.
Në këtë sektor më së shumti ndikuan në rënie Mineralet, lëndë djegëse, Tekstile dhe këpucë por dhe Prodhime druri dhe letre.
Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia Gjermania, Spanja etj.
Ndërsa rënie të importeve u regjistruan me Italinë, Turqia, Greqia etj. (A2 Televizion)