Investimet publike, ministri Malaj: Do të arrijnë në 6% të PBB deri në vitin 2028

Nga A2 CNN
26 Prill 2026, 22:21 | Ekonomi

Petrit Malaj, ministër i Financave, deklaroi se qeveria ka “planifikuar që deri në vitin 2028 të kemi investime publike që të jenë 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

“Ne kemi planifikuar që deri në vitin 2028 të kemi investime publike që të jenë 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është një shumë e konsiderueshme sepse PBB ka një rritje konstante”, tha Malaj në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.

Në lidhje me rritjen ekonomike, ministri i Financave u shpreh: “Sa i përket rritjes ekonomike, parashikojmë që në periudhën afatmesme të kemi një rritje ekonomike që shkon rreth 4%, që është një rritje ekonomike më e lartë sesa mesatarja e rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas ministrit Petrit Malaj, ka një “planifikim gjithashtu për një menaxhim akoma më të mirë të borxhit dhe kështu i kemi të gjithë elementët për të pasur një model ekonomik i cili vjen në dobi të të gjithë sektorit privat”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos