Emërohet Drejtori i ri i Tatimeve

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 19:45 | Ekonomi

Emërohet Drejtori i ri i Tatimeve

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minsitrave është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve të Shqipërisë.

Në këtë pozicion është emëruar Ilir Binaj, i cili zëvendëson Elidjana Çelajn e cila ishte e komanduar pas dorëheqjes së Ceno Klosit, shkruan A2 CNN.

Vendimi:

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024:

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos