Rritja ekonomike, cilët janë sektorët kryesorë dhe sa ka ndikuar në jetesën e shqiptarëve?

Nga Aurora Sulçe
2 Tetor 2024, 15:38 | Ekonomi

Ekonomia shqiptare po zhvillohet në një terren pozitiv, duke ruajtur pak a shumë të njëjtat norma rritje si edhe një vit më parë.

Rritja ekonomike, cilët janë sektorët kryesorë dhe sa ka

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në pjesën e parë të këtij viti, rritja ka qenë 3.9%, po aq sa u shënua edhe vitin e kaluar.

Dhe padyshim që një rritje ekonomike pozitive ka efekte tek bizneset dhe qytetarët.

Rritja ekonomike, cilët janë sektorët kryesorë dhe sa ka

Pasi të paktën teorikisht kjo përkthehet në krijim të vendeve të reja të punës; në rritje të likuiditetit dhe fitimeve për bizneset dhe në rritje të të ardhurave të disponueshme për qytetarët.

Por a ka ndodhur kjo? Le të shohim sektorët që kanë gjeneruar rritjen ekonomike.

Sektori që po mban aktualisht në këmbë ekonominë mbetet ndërtimi, i nxitur nga kërkesa e lartë për banesa, por edhe nevoja e vendit për projekte në infrastrukturë. Ndërkohë që prodhimi, që gjeneron më shumë punësim dhe lë vlerë të shtuar në ekonomi, është në rëne.

Rritja ekonomike, cilët janë sektorët kryesorë dhe sa ka

Sipas të dhënave, pesha e ndërtimit në ekonomi është rritur në vite dhe ky sektor jep aktualisht 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë që pesha e bujqësisë, që është edhe baza e prodhimit vendas, po tkurret dhe ka zbritur në 16.2%.

Ndjekim një material mbi besimin në ekonomi, vrojtimin që publikon Banka e Shqipërisë dhe që mat perceptimet e bizneseve në sektorë të ndryshëm dhe rikthehemi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos