Euro e mbyll javën në rritje! Valuta europiane po i afrohet nivelit të 106 lekëve

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 14:54 | Ekonomi

Euro e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 104.23 lekë.

Në raport me një ditë më parë euro ka fituar 0.11 pikë.

Megjithatë, pavarësisht forcimit të lehtë, valuta europiane vijon të qëndrojë poshtë niveleve të 105 lekëve. Javën e kanë mbyllur në rritje edhe dy prej valutave të tjera kryesore në vend, dollari amerikan dhe paundi britanik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos