Euro e nis javën me rrije të lehtë, në treg ka shumë valutë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 13:52 | Ekonomi

Euro e nis javën me rrije të lehtë, në treg ka shumë

Euro e ka nisur javën me një rritje të lehtë.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 101.75 lekë. Në raport me fundjavën, euro ka fituar 0.58 pikë.

Me gjithë rritjen euro mbetet në nivelet më të ulëta, madje duke iu afruar niveleve të muajit korrik. Agjentët valutorë thonë se në këtë zhvlerësim po ndikojnë edhe shitjet e energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos