Shtohet me 1,1 miliardë lekë, miratohet projektbuxheti 2024 në komisione, rrëzohen të gjitha amendimet e PD-së

Nga Marinela Lina
1 Dhjetor 2023, 14:24 | Ekonomi

Shtohet me 1,1 miliardë lekë, miratohet projektbuxheti 2024 në

Pa as një votë kundër dhe abstenim, u miratua projektbuxheti në komisionet parlamentare për vitin 2024, i cili i kalon 7 miliardë eurove. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot nen për nen projektbuxhetin duke pranuar dhe kërkesat e disa institucioneve për shtim fondesh, por dhe punonjësish.

Janë pranuar 19 kërkesa të institucioneve për shtim buxheti dhe 2 kërkesa për shtesa punonjësish pa ndikim në rritjen e fondeve, të cilat në total arrijnë vlerën e 1,1 miliardë lekëve. Ndërkohë, janë rrëzuar të gjitha amendimet e bëra nga Partia Demokratike.

Pas miratimit në komisione, projektbuxheti 2024 do të kalojë për miratim në Parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos