Euro shënon sot një tjetër rënie

Nga Marjo Brakaj
11 Gusht 2026, 14:21 | Ekonomi

Euro shënon sot një tjetër rënie

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar sot një tjetër rënie në tregun e brendshëm valutor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 92.96 lekë, me një rënie prej 0.11 lekësh në raport me një ditë më parë.

Vetëm gjatë gushtit, monedha e përbashkët është nënçmuar me 0.57 lekë..

Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro këmbehet me 3.8 lekë më pak, me një nënçmim prej gati 4%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos