Projektligji i ri për kompanitë në Shqipëri: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë pune dhe kuotat për punësim

Nga Marjo Brakaj
7 Gusht 2026, 15:50 | Ekonomi

Projektligji i ri për kompanitë në Shqipëri: Të

Punëdhënësit në Shqipëri do të duhet të publikojnë intervalin e pagës për çdo vend të lirë pune dhe kompanitë me të paktën 125 punonjës do të përballen me kuota për punësimin e personave nga grupe të veçanta, sipas një projektligji të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të nxjerrë për konsultim publik. 

Projektligji, që ndryshon ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, zgjeron detyrimet e kompanive për deklarimin e vendeve të lira dhe të marrëdhënieve të punës, ndërsa parashikon gjithashtu një sistem të ri digjital për historikun profesional të punonjësve dhe përgatitjen e Shqipërisë për pjesëmarrjen në rrjetin europian të punësimit EURES. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos