“Faktorët politikë, social dhe ekonomik”, ish-ministri i Financave tregon shkaqet e shpopullimit

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 11:07 | Ekonomi

“Faktorët politikë, social dhe ekonomik”, ish-ministri i

Ish ministri i Financave, Anastas Angjeli ishte i ftuar në “A2Business” ku foli dhe për lëvizjen demografike dhe emigracionin.

Sipas Angjelit ndonëse ka një adresim nga qeveria, lëvizja demografike në vendin tonë është e lidhur me faktorë politikë, socialë dhe ekonomikë

Këto janë probleme jo vetëm për vendin tonë, por për rajonin dhe Evropën. Deri në 2040 BE do të zvogëlohet me 24 milionë banorë. Duhen parë politikat në këtë drejtim. Në Shqipëri ky problem është bërë dhe debat publik. Ka një adresim dhe strategji nga qeveria. Kjo lëvizje demografike në Shqipëri është e lidhur me faktorë politikë, socialë dhe ekonomikë. Kemi zvogëlim për shkak të emigrimit, uljes së lindjeve, pensionimit në shkallë të gjerë të popullsisë. Kjo ka ndikim në tregun e punës, por kjo edhe për shkak të zhvillimeve të fundit teknologjike”, tha Angjeli në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos