Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër promovon zhvillimin e qëndrueshëm në vend

Nga A2 CNN
18 Tetor 2025, 09:25 | Ekonomi

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

Më 29 dhe 30 tetor, Pallati i Kongreseve në Tiranë do të mirëpresë edicionin e katërt të Panairit “Energy, Construction & Green Economy” (ECGE 2025), eventin më të rëndësishëm të vitit dedikuar sektorëve strategjikë të energjisë, ndërtimit dhe teknologjive që promovojnë energjinë e gjelbër.
Organizuar nga Iceberg Exhibitions, ky panair është kthyer në një platformë gjithëpërfshirëse bashkëpunimi për kompani, investitorë, institucione publike dhe profesionistë të fushës, që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të qëndrueshme.

Një panair me peshë rajonale

Në edicionin e këtij viti marrin pjesë dhjetëra kompani lider nga Shqipëria dhe Europa, që operojnë në fusha si energji e rinovueshme, ndërtim i qëndrueshëm, eficiencë energjetike, menaxhim digjital i ndërtesave, panele diellore, e-mobility dhe materiale inovative ndërtimi.
Rritja e ndjeshme e pjesëmarrjes ndërkombëtare e kthen Tiranën në një qendër bashkëpunimi rajonal, ku prezantohen teknologjitë më të fundit dhe praktikat më të mira në tranzicionin energjetik.

Panairi mbështetet nga institucionet kryesore në vend të lidhura me sektoret duke krijuar një hapësirë dialogu midis sektorit publik dhe atij privat për projektet që do të formësojnë të ardhmen e infrastrukturës dhe energjisë në Shqipëri. Ky edicion mirëpret pjesëmarrjen e kompanive jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Polonia, Çekia, si dhe të markave të njohura ndërkombëtarisht.

Forume, Panele dhe Takime B2B

Përveç zonës së ekspozimit, ECGE 2025 do të shoqërohet me një program të pasur aktivitetesh profesionale që nxisin dialogun dhe bashkëpunimin midis aktorëve të tregut.

Në datën 29 tetor, do të zhvillohet “Real Estate Investment Forum”, një event që do të mbledhë investitorë, zhvillues, kompani ndërtimi, institucione financiare dhe ekspertë të tregut, për të diskutuar mbi trendet dhe sfidat e investimeve në pasuri të paluajtshme, me fokus në modelet e qëndrueshme të zhvillimit.

Në vijim, një sërë panelesh tematike mbi energjinë dhe teknologjitë e gjelbra do të sjellin përvoja dhe praktika ndërkombëtare mbi dekarbonizimin, energjinë diellore, e-mobility dhe inovacionin në ndërtim, duke e kthyer ECGE në një qendër dialogu ndërsektorial.

Një tjetër moment kyç i panairit do të jetë eventi B2B, i organizuar në bashkëpunim me AIDA dhe përmes platformës digjitale b2balkan.com, që mundëson planifikimin e takimeve direkte midis kompanive ofruese të produkteve dhe shërbimeve dhe kompanive blerëse nga sektorë të ndryshëm me interes për bashkëpunim.
Këto takime do të zhvillohen gjatë ditës së dytë të panairit, duke krijuar një hapësirë konkrete për partneritete dhe marrëveshje biznesi.

Kush duhet ta vizitojë panairin ECGE në 29 dhe 30 tetor në Pallatin e Kongreseve 

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër është pika e takimit për të gjithë profesionistët, bizneset dhe individët që duan të jenë pjesë e zhvillimeve më të fundit në këta sektorë strategjikë.

Në këtë event marrin pjesë arkitektë, inxhinierë, projektues, instalatorë, zhvillues ndërtimesh dhe kompani ndërtimi që kërkojnë të njohin produktet, materialet dhe teknologjitë më të reja të ndërtimit.

Biznese nga fusha të ndryshme si hotele, fabrika, qendra tregtare, institucione arsimore dhe shëndetësore duhet ta vizitojnë panairin për të gjetur zgjidhje konkrete në eficiencë energjetike, panele diellore, sisteme inteligjente ndriçimi, izolim termik apo menaxhim të energjisë.

Një kategori e rëndësishme janë investitorët, për të cilët panairi shërben si pikë takimi për bashkëpunime konkrete. ECGE 2025 ofron kontakte të drejtpërdrejta me kompani lider në energji dhe ndërtim, duke krijuar mundësi për investime në sisteme fotovoltaike, projekte ndërtimi dhe partneritete strategjike në tregun vendas e rajonal.

Publiku i gjerë dhe blerësit e interesuar për real estate janë po ashtu të ftuar të vizitojnë panairin. Për ta, ky është një rast unik për të parë nga afër projektet më të reja të ndërtimit që prezantohen për herë të parë në treg, për të eksploruar mundësi konkrete blerjeje apo investimi dhe për të marrë informacion të drejtpërdrejtë nga vetë kompanitë zhvilluese. Panairi ofron gjithashtu një panoramë të gjerë mbi trendet e reja të ndërtimit dhe teknologjitë që po formësojnë mënyrën se si ndërtojmë dhe jetojmë.

Në të njëjtën kohë, studentët e inxhinierisë, arkitekturës, energjisë dhe mjedisit e shohin panairin si një mundësi për të mësuar nga afër praktikat e tregut dhe për të ndërtuar kontakte për karrierën e tyre të ardhshme.

Panairi mirëpret gjithashtu institucione publike dhe bashki, konsulentë mjedisorë, auditues energjie, studio dizajni, banka dhe institucione financiare, si dhe startup-e që kërkojnë të prezantojnë zgjidhje inovative për ndërtim inteligjent dhe tranzicion të gjelbër.

Vizitorët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij eventi gjithëpërfshirës mund të aplikojnë online për t’u regjistruar si vizitorë në Paairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2025:
https://www.icebergexhibitions.com/energy-construction-and-green-economy-2025/

Një partneritet strategjik me A2CNN

Në këtë edicion, A2 CNN është partner medial i panairit, duke ndjekur nga afër zhvillimet, panelet dhe intervistat me aktorët e sektorëve kryesorë të ekonomisë.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, audienca e gjerë do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër energjinë, vizionin dhe inovacionin që ECGE 2025 sjell në Tiranë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos