“Shqipëria "kampione" e varfërisë”, Teliti: Gati gjysma e qytetarëve nuk përballojnë nevojat bazike

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 16:15 | Ekonomi

“Shqipëria "kampione" e varfërisë”, Teliti:

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, ka reaguar pas publikimit të të dhënave mbi nivelet e larta të varfërisë dhe privimit social në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se Shqipëria është “kampione" e varfërisë, sepse 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Sipas tij situata më dramatike është në veri të vendit, ku gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Ai apelon për ndryshim rrënjësor dhe thekson se nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre.

“Shqipëria "kampione" e varfërisë, çdo gjë tjetër thjesht propagandë. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Në veri të vendit, situata është edhe më dramatike, pasi gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Kjo nuk është thjesht statistikë, por realiteti i hidhur që çdo ditë e më shumë po boshatis Shqipërinë.

Varfëria, pabarazia dhe mungesa e shpresës nuk janë çështje "fati", por pasojë e keqqeverisjes, e mungesës së vizionit dhe abuzimit me paratë publike.

Ndërsa disa pasurohen padrejtësisht, shumica e qytetarëve jetojnë në ankth për faturat, ushqimin, arsimimin, shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Shqipëria nuk e meriton këtë gjendje varfërie, përkundrazi.

Nevojitet ndryshim rrënjësor, nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre” . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos