Fatos Çoçoli: Shqiptarët ndër më të pasurit për pronësinë e banesave

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 22:43 | Ekonomi

Gazetari i ekonomisë Fatos Çoçoli deklaron se shqiptarët rezultojnë ndër më të pasurit në rajon për sa i përket pronësisë së banesave, duke theksuar se një pjesë e madhe e tyre zotërojnë apartamente dhe prona të paluajtshme.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, ku u diskutua mbi rritjen e çmimeve, Çoçoli u shpreh se rreth 90% e shqiptarëve kanë krijuar pasuri në formën e pronësisë së banesave.

“Shqiptarët e kanë krijuar pasurinë, 90% janë me apartamentet, për të shkuar te pjesa e pronës edhe me kredi. Shumë dakord, por ama janë bërë pronarë edhe me kredi.

Sa është italiani sot, sa e ka italiani në përqindje? 78%. Sa e ka greku të qytetarëve që janë pronarë me apartamente?

Krahasuar, shqiptari është në nivelin më të lartë si pronar apartamenti, sepse ndër vite i kanë burimet nga të gjitha llojet, si në periudha të mira ashtu edhe në ato të vështira.

Sepse ashtu si janë bërë pronarë, kapitalin e kanë këtu brenda, ne si ekonomistë e vlerësojmë kapitalin”, tha Çoçoli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos