"Çmimet do rriten, njerëzit do hiqen nga puna", shoqatat e bizneseve, 6 kërkesa për çmimet e karburanteve

Nga Marjo Brakaj
22 Prill 2026, 14:51 | Ekonomi

Çmimet do të rriten, njerëzit do të hiqen nga puna ndërsa bizneset do të humbasin aftësinë konkurruese... emëruesi i përbashkët i gjithë këtyre zhvillimeve negative që bizneset paralajmërojnë është shtrenjtimi i karburanteve.

Ndaj, sipërmarrjet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kërkojnë nga qeveritë që të ndërhyjnë, shkruan A2.

Besim Beqaj, nga Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar, u shpreh: “Sektorët si: transporti, bujqësia dhe agropërpunimi, industria prodhuese dhe fasoneria shërbimet dhe turizmi janë ndër më të goditurit dhe kërkojnë mbështetje konkrete. Instrumentet lehtësuese janë të domosdoshme për të ruajtur konkurrueshmërinë dhe për të shmangur transferimin e plotë të kostove te konsumatori”.

Janë 6 drejtimet në të cilat bizneset në hapësirën mbarëshqiptare kërkojnë ndërhyrje. Ato nisin me rishikimin e barrës fiskale te hidrokarburet dhe mbështetjen e sektorëve më të prekur.

“Është e domosdoshme rishikimi i përkohshëm dhe fleksibël i barrës fiskale mbi karburantet. Struktura aktuale e çmimit përfshin një peshë të konsiderueshme taksash, e cila rëndon mbi biznesin dhe konsumatorin. Një ndërhyrje e targetuar do të ndihmonte në stabilizimin e tregut. Masa të tilla duhet të jenë në linjë me praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat në periudha krize kanë aplikuar politika fiskale lehtësuese për të zbutur ndikimin mbi ekonominë dhe qytetarët”, tha Beqaj.

Nëse qeveria nuk ndërhyn, kriza e karburanteve mund të godasë bizneset në një pikë që rrezikon edhe rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nikolin Jaka, nga Dhoma e Tregtisë Tiranë, theksoi: “Është e domosdoshme rishikimi i përkohshëm dhe fleksibël i barrës fiskale mbi karburantet. Struktura aktuale e çmimit përfshin një peshë të konsiderueshme taksash, e cila rëndon mbi biznesin dhe konsumatorin. Një ndërhyrje e targetuar do të ndihmonte në stabilizimin e tregut. Masa të tilla duhet të jenë në linjë me praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat në periudha krize kanë aplikuar politika fiskale lehtësuese për të zbutur ndikimin mbi ekonominë dhe qytetarët”.

Shoqatat propozojnë masa afatmesme dhe afatgjata, si krijimi i rezervave strategjike të naftës, diversifikimi i burimeve të energjisë dhe investimet në energji alternative.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos