Firmoset në Varshavë marrëveshja për njohjen e pensioneve Shqipëri-Poloni

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 11:44 | Ekonomi

Firmoset në Varshavë marrëveshja për njohjen e pensioneve

Është nënshkruar në Varshavë marrëveshjen për sigurimet shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë. Lajmine ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sipas të cilës marrëveshja garanton mbrojtje, të drejtën për pension dhe përfitime të ndërsjella për qytetarët shqiptarë dhe polakë.

“Në Varshavë nënshkruam Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë. Së bashku me Zëvendësministrin Sebastian Gajeëski, finalizuam një marrëveshje që garanton mbrojtje dhe përfitime të ndërsjella për qytetarët shqiptarë dhe polakë në fushën e sigurimeve shoqërore. Marrëveshja garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për pension sipas moshës ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që kanë jetuar apo punuar në të dy vendet. Çdo kontribut i paguar do të njihet dhe asnjë periudhë pune nuk do të humbasë”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Sipas saj, kjo është marrëveshja e 11-të që Shqipëria ka me vendet e Bashkimit Europian për njohjen e viteve të pensionit dhe e 17-ta në total me vende të tjera, duke zgjeruar rrjetin e mbrojtjes sociale për qytetarët tanë.

“Një hap konkret në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore”, thekson ajo.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos