Nga shëndetësia e telekomunikacioni, te energjia apo arsimi, bashkë me bankat dhe furnizmimin me ujë të pijshëm. Vitin e shkuar 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike dhe të rëndësishme të informacionit.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, këto të dhëna të vjedhura nga hakerat mund të shfrytëzohen për akses të paautorizuar në sisteme, platforma apo shërbime digjitale, shkruan A2.
Shahin Dokuzi, ekspert IT, shprehet: “Marrim si shembull shëndetësinë. Databazat e këtij sektori gjenden në e-Albania. Nëse ndodh një sulm kibernetik, ashtu siç ndodhi, mjekët, qytetarët dhe institucioni nuk do të kenë ura lidhëse”.
Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, pjesa më e madhe e sulmeve kibernetike vitin e shkuar ishin të llojeve “Phishing”, “Malware” dhe “DoS”, i cili u përdor edhe nga hakerat iranianë ndaj institucioneve shqiptare.
“Sigurisht që ka më shumë sulme. Problemi është se ende nuk po ka një frymë nga bizneset për t’u mbrojtur. Shpesh presin faktin e ndodhur e më pas reagojnë”, thotë Dokuzi.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetikeka identifikuar edhe sektorët me shkallën më të lartë të rrezikut nga sulmet kibernetike. Infrastruktura kritike nis me energjinë, transportin, sektorin bankar, furnizimin me ujë, infrastrukturën shtetërore digjitale dhe shëndetësinë. (A2 Televizion)