Gjysma erdhi nga India, si kurrë më parë, vitin e shkuar u importua 614 mijë tonë naftë

Nga Marjo Brakaj
15 Mars 2024, 16:22 | Ekonomi

Vitin e shkuar u importua naftë si kurrë më parë... më shumë se 614 mijë tonë. Në raport me vitin 2022, sasia e karburantit të hyrë në vend u rrit me 10. 3%. Ndryshe nga më herët, importet e naftës gjatë vitit të shkuar u përqendruan te India e lagët, duke zëvendësuar kështu Italinë fqinje.

Kjo në një kohë që çmimet e karburanteve mbetën në larta. Në pikat e karburanteve nafta u shit mesatarisht për 186 lekë, benzina për 187 lekë dhe gazi 67 lekë.

“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po... Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim.”

Në zgjerimin e importeve të karburanteve gjatë vitit të shkuar ndikim kanë pasur edhe turistët.

“Veçanërisht gjatë muajve të verës ka shumë lëvizje si pasojë e turistëve të ardhur nga jashtë. Ndryshe nga vitet e tjera”, tha Dashnor Memaj, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban.

Rritja e konsumit ka ndihmuar edhe në rritjen e të ardhurave në formën e tatimeve dhe taksave që vilen ndaj hidrokarbureve.

Edhe më vrullshëm kanë nisur ky vit në drejtim të importit të karburanteve. Vetëm në dy muajt e parë të vitit janë importuar gati 93 mijë tonë naftë. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me gati 13%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos