Hera e katërt për këtë vit, buxheti i shtetit do të ndryshojë sërish brenda dhjetorit

Nga Marjo Brakaj
2 Dhjetor 2025, 14:55 | Ekonomi

Buxheti i shtetit për këtë vit do të ndryshojë për herë të katërt brenda dhjetorit. Pjesa më e madhe e ndryshimeve shtrihen në drejtim të rishpërndarjes së fondeve brenda dikastereve të institucioneve dhe ri-alokime nga njëra ministri në tjetrën.

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në arkën e shtetit u futën gati 628 miliardë lekë deri në tetor. Ndërsa shpenzimet në fund të tetorit arritën në 578.8 miliardë lekë, në rritje me 59.6 miliardë lekë në raport me janar-tetorin 2024.

Hera e katërt për këtë vit, buxheti i shtetit do të

Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në janar-tetor me, me mbi 49.1 miliardë lekë të kursyera, një pjesë e së cilave duhet të shpenzohen deri në fund të vitit.

Me ndryshimin e katërt në buxhet qeveria pritet të vendosë nëse do të marrin shpërblim edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, që pagesën mujore e marrin nga Shërbimi Social. Nga ndryshimet pritet të ketë fonde të cilat iu shkojnë bashkive për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Hera e katërt për këtë vit, buxheti i shtetit do të

Qeveria ndryshoi për herë të fundit buxhetin më 22 nëntor. Këshilli i Ministrave përcaktoi bonusin e fund-vitit i cili nisi të shpërndahej nga e hëna.  ë total, 21.8 miliardë lekë u vunë në dispozicion për shpenzime korente dhe kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos