All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Investimet në turizëm, Balluku: Së shpejti aeroport edhe në Gjirokastër! Do ndërtojmë qendrën e parë rajonale

Nga Marinela Lina
9 Prill 2024, 15:17 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Vetëm në pak muaj Shqipëria do të ketë aeroportin më të madh në Ballkan. Nga konferenca për investimet në Europë dhe Shqipëri në sektorin e turizmit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur ndihmën që aeroportet do të japin për këtë sektor në 2024 e në vijim. Së shpejti sipas saj edhe Gjirokastra do të ketë një të tillë.

“Vetëm në pak muaj do të kemi aeroportin më të madh në Ballkan. Pas një studimi me ministrinë e turizmit, kemi marrë një vendim të ri për të nisur procesin për një aeroport në jug të vendit duke e mbyllur kurorën e avioacionit civil, në Kukës, në Tiranë, në Vlorë dhe më pas në Gjirokastër, një  nga zonat më interesante për turizmin”, tha Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

All - Paragraf - 3

Teksa vlerësoi investimet në turizëm, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili tha se në ndihmë të rajonit për mungesën e punësimit do të jetë qendra e parë rajonale që do të hapet në Tiranë.

“Çdo 10-20 dollarë i investuar në edukim do të rikthehet në fitim mbrapsht. Do krijojmë një qendër rajonale edukimi për turizmin kryesisht për punësimin. Do të jetë një projekt i suksesshëm. Në Tiranë të kemi mundësi t’i ofrojmë studentëve të sektorit të hotelerisë të trajnojnë ata që do marrin pjesë.  Investorët të investojnë te këto”, tha Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i Unwto.

Ministrja Mirela Kumbaro bëri të ditur se turizmi ishte ndër sektorët kryesor të ekonomisë në 2023, duke shënuar rekord edhe në të ardhurat që hynë në buxhetin e shtetit.

“Plot 4.2 miliard euro të ardhura nga ekonomia e turizmit në ekonominë shqiptare për vitin 2023 - 2,8 miliard ishte kjo shifër për vitin 2022. Është para që ushqen të gjithë zinxhirin e biznesit në vend", tha Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe e Mjedisit.

All - Paragraf - 7

Në tre muajt e parë të vitit Shqipërinë e kanë vizituar 1.7 milionë të huaj.  Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e turistëve nga jashtë u zgjeruan me gati 60%. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos