Izraeli “zbarkon” në Shqipëri, marrëdhëniet e mira politike po përkthehen në bashkëpunim ekonomik

Nga Marjo Brakaj
4 Shkurt 2026, 15:03 | Ekonomi

Afrimi politik mes Shqipërisë dhe Izraelit, shoqëruara me disa marrëveshje bashkëpunimi, po reflektohet në marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve. Kjo dëshmohet edhe nga themelimi i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite në fillim të muajit, pasur nga lajmi se një kompani i quajtur ADC nga Tel Aviv do të ndërtojë Datacenterin qendrën e parë të të dhënave në me vlerë 100 milionë euro në Kashar të Tiranës.

“Politika dhe ekonomia shkojnë dorë më dorë. Prej vitesh mund të perceptohet qartë një rritje e bashkëpunimit shtetëror mes Shqipërisë dhe Izraelit. Rritja e bashkëpunimit dëshmohet nga kontaktet më të shpeshta në nivel shtetëror, të shoqëruara me disa marrëveshje bashkëpunimi dhe me projekte konkrete të përbashkëta. Së fundmi, interesi izraelit po bëhet më i prekshëm edhe në sektorin privat, me nisma investimi në sektorin financiar, në pasuritë e paluajtshme apo në sektorin e industrisë së lidhur me sigurinë”, theksoi eksperti për ekonominë Ergis Sefa.

Investimet nga Izraeli në Shqipëri janë të shtrira edhe në tregun e shitblerjes së pronave, industri ushtarake apo sektor financiar. Nga 42 në 2023-shin apo 39 në 2024-n, numri i bizneseve izraelite arriti në 105 vitin e shkuare.

Izraeli “zbarkon” në Shqipëri, marrëdhëniet e

“Shërbimet financiare dhe çdo gjë që lidhet me teknologjinë e fundit, “deeptech”, janë drejtime në të cilat Izraeli njihet dhe mbahet. Nga ana tjetër dhe çdo gjë lidhet me sigurinë kombëtare apo industrie e mbrojtjes dhe luftës, ata janë kampionë. Ndaj këto lloj investimesh janë të mirëpritura pasi ata janë më të mirët në botë në këto drejtime”, u shpreh eksperti për ekonominë Ergis Sefa.

Me grekët e italianët që pas krizës ekonomie të vitit 2008 janë rralluar kanë hyrë më pak në Shqipëri nga njëra anë dhe gati mbylljen e dyerve për sipërmarrjet nga Kina dhe Rusia nga tjetra... Hungaria dhe Izraeli po zënë “vendet bosh”.

“Për shkak të orientimit tonë euro-atlantik ne kemi ndjekur agjendën e politikës së jashtme të bashkimit Evropian dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës. Kjo mendoj se na ka bërë mirë. Kemi përfituar shumë investime të reja perëndimore”, tha eksperti Sefa.

Izraeli “zbarkon” në Shqipëri, marrëdhëniet e

Pavarësisht interesit në rritje, po të shohim statistikat zyrtare, vlera e investimeve direkte nga Izraeli në Shqipëri ngelet në vlera modeste. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, stoku i investimeve izraelite kishte vlerën e më pak se 7 milionë eurove.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos