Përballë flukseve turistike por dhe një sasie të lartë në tregun valutor, euro nuk po ngre kokë ndaj lekut vendas.
Për 100.34 lekë është këmbyer në 24 orët e fundit monedha europiane sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë duke vijuar luhatjen e saj nga 101 drejt 100 lekëve.
Në shitje euro këmbehet për 100.63 lekë ndërsa në blerje për 100.04 lekë. Në të njëjtën situatë ndodhen dhe valutat e tjera kryesore si dollari, paundi apo dhe franga zviceriane. (A2 Televizion)