Balluku takim me homologun italian Salvini: Program bashkëpunimi në energji, infrastrukturë dhe transport

Nga Marjo Brakaj
25 Korrik 2024, 15:41 | Ekonomi

Duke konfirmuar raportet e ngushta dhe miqësore mes dy vendeve, me qëllim rritjen më tej të bashkëpunimit, zëvendëskryeministrja e njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u prit në Romë nga homologu italian Mateo Salvini. Me në qendër interesin e shtuar dypalësh për të mbështetur zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë e transport Balluku e Slavini në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë u zotuan për të çuar para projektet e nisura.

“Tek Italia nuk gjejmë vetëm një mbështetëse të madhe të rrugëtimit Evropian të Shqipërisë, por një partnere konkrete në përpjekjen tonë për më shumë ndërlidhje në energji, më shumë siguri lundrimore dhe zhvillim të qëndrueshëm për transportin ajror dhe hekurudhor. Përtej bashkëpunimit evident në fushën e sigurisë, marrëdhënia dypalëshe mund të përkufizohet si një seri kantieresh që kemi dëshirë t’i çojmë përpara bashkërisht”, tha Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, ministre MIE.

“Shqipëria ka projekte ambicioze, të cilat tërheqin vëmendjen e kompanive lider italiane”, vlerësoi zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Transporteve në Qeverinë ????????Italiane, Matteo Salvini. Gjithashtu pala italiane shprehu gatishmërinë për të mbështetur rritjen e kapaciteteve në mjete të rojës bregdetare shqiptare, në përputhje me nevojat e saj për më shumë siguri lundrimore dhe mbështetje të ekonomisë blu.

Italia është aktualisht partneri kryesor i Shqipërisë në drejtim të tregtisë së jashtme dhe i dyti për sa i përket investimeve të huaja direkte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos