Shoqatat e turizmit, transportit dhe industritë prodhuese, sektorët kryesorë që preken nga zhvlerësimi i euros, i kërkojnë qeverisë një bllok shkaqesh, plan masash por dhe një grup pune për menaxhimin e situatës që po kalojnë prej një viti tashmë.
“Institucionet nuk japin përgjigje. Vazhdojmë me humbje ka një gjë që nuk shkon. Është thënë më gjysmë zëri që është paraja informale shkaktar. Vija kuqe ka kaluar e 100-lekëshit do jetë ky stabilitet apo do ketë rënie. Ka humbur konkurueshmëria, likuiditeti e fitimi prej kohësh. Kemi 0 përfitim skema burokratike e ngadalte afati është në presion. S’të lënë as shkallë s’të japin as ashensor të ngrihesh”, thotë Edvin Prençe, kreu i Shoqatës së Manifakturës.
“Nuk po shikohen shenja përmirësim në raport me atë që ka ndodhur. Qevria është e mirinformuar. Paraja informale ka ndikuar e pranon dhe qeveria të mbajë detyrat dhe të ndërhyjë sa më pak në momentin e të bërit biznes”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert kontabël.
Eksportuesit thonë se ende nuk kanë përfituar nga garancia shtetërore me vlerë 4 miliardë lekë kryesisht për biznesin e manifakturës që u akordoi qeveria. “Kemi 0 përfitim skema burokratike e ngadalte afati është në presion. S’të lënë as shkallë s’të japin as ashensor të ngrihesh”.
Si pasojë, kryesisht e zhvlerësimit të euros, 2023 rezultoi një vit jo i mirë për tregtinë e jashtme të Shqipërisë. 440 miliardë lekë ose 47 miliardë lekë më pak se në 2022 u tregtuan ndërkohë që dhe në muajt e parë të 2024 vijoi e njëjta tendencë rënëse. Forcimi i mëtejshëm i lekut teksa Euro ishte në rënie të lirë u cilësua si një normalitet i ri nga Banka e Shqipërisë me të cilin kategoritë e bizneseve duhet të përshtaten. (A2 Televizion)