Luis Enrique aksidentohet me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 23:54 | Futboll

Luis Enrique aksidentohet me biçikletë, dërgohet me

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka pësuar një aksident me biçikletë të premten dhe është dërguar në urgjencë për një ndërhyrje kirurgjikale për një klavikul të thyer.

Lajmin e bëri të ditur klubi francez në rrjetet sociale, shkruan A2.

Luis Enrique aksidentohet me biçikletë, dërgohet me

PSG nuk specifikoi në deklaratën e saj se sa kohë trajneri spanjoll do të jetë i padisponueshëm. Ekipi francez do të kthehet në aksion të dielën, më 14 shtator, kundër Lens, në javën e katërt të kampionatit francez.

"Pasi pësoi një aksident me biçikletë këtë të premte, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u dërgua në urgjencë dhe do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për një klavikul të thyer. Paris Saint-Germain shpreh mbështetjen e plotë për Luis Enrique dhe i uron atij shërim të shpejtë. Klubi do të japë më shumë informacion së shpejti", thuhet në deklaratën e lëshuar nga PSG. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos