Nga 25 mijë tatim pagues të profesioneve të lira, 9 mijë prej tyre do t’u njihen shpenzimet në masën 30%.
Njoftimi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila thotë se ky vendim është aplikuar te këstet paraprake të Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024 për kategoritë si të dypunësuarit, tatimpaguesit që kishin këste të gjeneruara për periudhën janar-mars 2024, por dhe persona fizikë me qarkullim deri në 1 milion lekë.
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” është konsideruar antikushtetues nga grupet që preken dhe është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)