Në Tiranë, Komiteti Drejtues i CEFA-s Aleanca e Panaireve të Evropës Juglindore dhe Qendrore u mblodh në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group. Diskutimet fokusuan strategjitë dhe projektet e Shqipërisë 2030, duke nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Klik Ekspo Group rikonceptohet për të mbështetur rritjen e investimeve në sektorë si turizmi, infrastruktura, energjia, teknologjia dhe start-up-et. Panairi i ardhshëm, edicioni 32, do të forcojë edhe më tej rolin e tij si treg global i diplomacisë dhe biznesit. Takimi i CEFA-s solli në Tiranë përvoja dhe ide nga vendet e rajonit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe investimeve inovative, si ato të Miratel Digital nga Dubai apo projekte të Bosnje-Hercegovinës.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të vendosë Shqipërinë në hartën rajonale dhe ndërkombëtare të investimeve, duke u bërë një nga qendrat kryesore të biznesit dhe inovacionit në Ballkan. (A2 Televizion)
