Kredi më të lira për bizneset, ekspertët: Paratë nga huatë do të ushqejnë ekonominë

Nga Marinela Lina
21 Janar 2025, 15:32 | Ekonomi

Subjektet të cilat duan të zhvillojnë biznesin e tyre por dhe ta rrisin më tej do të kenë mundësi të marrin kredi me norma më të ulëta interesi. Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi një program kreditimi për bizneset e vogla dhe të mesme me qëllim lehtësimin e tyre nga pengesat si interesat e larta, kostot e kredisë apo dhe mungesa e kolateralit.

Programi do t’u jap mundësi bankave tregtare të marrin hua pranë bankës qendrore me interes më të ulët. Por në vëmendje të tyre duhet të jenë edhe kreditë ndaj sektorit bujqësor.

Për 11 muajt e vitit 2024, kredia e re e dhënë nga sektori bankar ishte 331.9 miliardë lekë në rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos