Shqipëria po vijon të shesë e të blejmë më pak me vendet e tjera, të paktën në një drejtim, atë të parave të shpenzuara e fituara.
Të dhënat nga Institut i Statistikave tregojnë se kriza e eksporteve vijoi, madje duke u thelluar edhe gjatë nëntorit. Vera e mallrave të shitur muajin e shkuar nuk i kaloi 33 miliardë lekë, 8.3 miliardë më pak se një vit më parë.
“Rënia e lirë” e eksporteve, kryesisht si pasojë e zhvlerësimit të euros gjatë nëntorit u ndikua edhe nga rënia e shitjeve të energjie. Forcimi i lekut tkurri me 5.7 për qind eksportet e industrisë tekstile, me 2.4 për qind eksportet e pjesëve të këmbimit dhe 1.1 për qind ushqimet.
Të vetmet produkte, eksporte e të cilave u zgjeruan në raport me nëntorin e 2022-shit rezultojnë ato kimike e plastike.
E njëjta ecuri ka përfshirë edhe kahun tjetër, atë të importeve. Pavarësisht shtimit të konsumit si pasojë e turistëve jashtë sezonit, por edhe rënien së inflacionit në eurozonë, importet e mallrave në nëntor u tkurrën me 7.4 për qind.
Në vend hynë më pak materiale ndërtimi, karburante, ushqime dhe lëndë e parë për fasonët. Muain e shkuar u zgjeruan vetëm importet e produkteve kimike e plastike.
Marrë në harkun e 11 muajve, eksportet e mallrave përllogariten në 403 miliardë lekë apo 9.8 për qind më pak se një vit më parë. Ndërkohë importet deri në nëntor kapin shifrën e 800 miliardë lekëve, 6.5 për qind më pak se gjatë 2022-shit. (A2 Televizion)