Ligji i ri për koncesionet, propozimi i PS: Ulim barrën për kompanitë, reflektojmë rekomandimet e FMN

Nga Marinela Lina
23 Janar 2024, 15:38 | Ekonomi

Ligji për koncesionet dhe partneritetin publik-privat nuk është i plotë dhe duhet ti nënshtrohet disa ndryshimeve që u lehtësojnë barrën kompanive koncesionare. Ky është sugjerimi i deputetit socialist, Laert Duraj i cili në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka bërë të ditur ndryshimet e nevojshme. 

Sipas tij ligji duhet të përcaktojë ndryshimin e pagesave të garancive nga ana e kompanive që shpallen fituese të këtyre kontratave. Propozimi përcakton se vlera për sigurimin e kontratës duhet të ndahet në 2 pjesë, ku fillimisht të paguhet garancia për vlerën e investimit.

Nga ana tjetër ndarja e ministrisë së financave dhe ekonomisë në dy pjesë, duket se ka krijuar vonesa në shqyrtimin e propozimeve. Zv.Ministrja e Financave, Vasilika Vjero se është ngritur një grup punë ë do të reflektojë rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

“Është ngritur një grup pune gjatë vitit 2023 që po sheh gjithë kuadrin ligjor në fushën e koncesioneve dhe PPP-ve, dhe shume shpejt do të vijë me një produkt që ka si qellim harmonizimin e legjislacionit dhe do reflektoje sugjerime të FMN lidhur me procesin e vlerësimit dhe monitorimit te projekteve koncesionare. Jemi njohur me propozimin gjate ditës se djeshme, kemi pasur një hapësirë kohore për ta vlerësuar dhe për ta diskutuar.  Tani fusha e koncesioneve ka kaluar pranë Ministrisë se Ekonomisë, dhe Ministria e Financave do të mbajë peshë për monitorimin e kontratave koncesionare dhe implementimin e tyre” , tha Vjero.

Ndryshimet në ligj synojnë formalizimin e tregut dhe përfshirjen më të gjerë të kompanive me ndikim në strategjitë e zhvillimit. Por komisioni ka vendosur të mos miratohen ndryshime pjesore, për shkak të ligjit të ri për të cilin po punohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos