Logoja kombëtare detyrim, ndryshime të reja ligjore për prodhimet bio

Nga Marinela Lina
23 Dhjetor 2023, 16:16 | Ekonomi

Konsumi në vend është shtuar ndjeshëm por vetëm 1% e sipërfaqes bujqësore në Shqipëri është me prodhim organik. Për rregullimin e ligjit ekzistues por dhe përafrimin me direktivat e Bashkimit Europian, Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik nismën për prodhimin, etiketimin dje kontrollin e produkteve biologjike.

Për t’i kushtuar një rëndësi të veçantë bujqësisë organike, parashikohet të mbështetën disa nënsektorë pilot si “Perime organike” – 410 Euro/ha, “Ullishte dhe vreshta organike” – 843 Euro/ha dhe “Bimët Mjekësore dhe Aromatike organike” – 300 Euro/ha.

Produktet kryesore që certifikohen dhe eksportohen nga Shqipëria janë në vend të parë bimët mjekësore dhe aromatike, llojeve të ndryshme brenda tyre, bimë të tjera si frutat e malit, gështenjat gjithashtu dhe bimë sezonale.

Regjistrimi i aktivitetit për subjektet që prodhojnë produkte organike do të kryhet sipas procedurave online nëpërmjet portalit e-albania. Për produktet që do të tregtohen në tregun vendas në etiketim duhet të përfshihet edhe logoja kombëtare, por dhe ajo e bashkimit europian për produktet e importuara dhe të verifikuara për çertifikimin bio. Ndërsa për tregtinë me vendet e BE, do të përafrohen kriteret.

Kryesisht për produktet e freskëta siç janë perimet frutat. Standardet e certifikimet më të përshtatshme si Globalgap po ashtu është si parakusht nga rrjetet e supermarketeve ndërkombëtare. Eksportet kërkojnë standarte të ndryshme të cilësisë së produkteve dhe një certifikim është një garanci shtesë.

Një databazë e bujqësisë organike do të krijohet për të gjithë operatorët nën sistemin e certifikimit përkatës, duke përfshirë importues dhe eksportues. Për shkelësit e ligjit të cilët nuk janë certifikuar në prodhimin e produkteve organike sipas standardit dhe mashtrojnë me etiketimet, janë parashikuar gjoba në masën 300 000 deri në 500 000 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos