Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj ishte e ftuar në A2 Business, ku foli rreth problematikave që po has sipërmarrja në ditët e sotme dhe sidomos ato në biznesin fason dhe atë të bimëve medicinale.
Resulaj pranoi se është në dijeni të shqetësimeve të tyre dhe përsëriti se qeveria është e angazhuar për t’i ndihmuar.
“Jam pjesë e shqetësimeve të eksportuesve. I kam ndjekur kërkesat e tyre. Jemi njohur me vështirësitë e fasonerisë. Kjo nisi me pandeminë dhe pasoi me zhvlerësimin e euros. Eksportet nuk kanë prekur vetëm fasonerinë. Vullneti është i madh, por kur zbret në teknikalitete nisin dhe burokracitë, por jo që të bëhen pengesë. Ka nevojë për mbështetje”, tha Resulaj.
Nga ana tjetër, Xhavit Hysenaj, përfaqësues i shoqatës së bimëve medicinale kërkoi shmangien e burokracive.
Ai tregoi një rast që kishte hasur, kur kishte shkuar në bashki dhe i ishte dashur që të plotësonte më shumë dokumente për një bimë sesa për ndërtimin e një pallati. (A2 Televizion)