"Rënia artificiale e euros po falimenton bizneset", eksperti nge alarmin: Zyrat e Punës do të mbushen me të papunë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 14:36 | Ekonomi

Përfaqësuesi i “Proeksport Albania”, Florjan Zekja ngriti në “Ditari” i A2CNN alarmin për falimentimin e biznesve, kryesisht në sektorin e manifakturës, duke paralajmëruar se Zyrat e Punës rrezikojnë shumë shpejt të mbushen me të papunë.

Ndryshe nga 2022 ku pati një rritje ekonomike dhe bizneset po rekrutonin me shumicë, sipas Zekjas biznesi këtë vit është zhytur në krizë nga e ashtëquajtura rënia artificiale e euros.

Këtë vit faktori që eksportuesit shqiptarë po bien dhe gjeneza e çdo problematike është rënia artificiale e monedhës euro. Çështja e punësimit është bërë një çështje kombëtare., Ne kemi marrë sinjale dhe kërkesa nga punëtorët tanë, pasi po shihet që në rrethe larg Tiranës kanë nisur të marrin goditjet e para. Ça po ndodh? Në Elbasan u mbyllën 3-4 fabrika. Do vijë në Tiranë se kjo është një valë që njëherë do përballet me rrethet. Nuk flitet më për sa dëme po pëson biznesi i manifakturës, por për një emergjencë kombëtare të punësimit. Po të shkosh në zyrat e punës, nga një situata në fillim të vitit ku ne kërkonim punëtorë me shumicë, jemi kthyer në një situatë ku punëtorët po shkojnë drejt ndihmës sociale. Do të thotë se ata punëtorë për fundvit nuk do gëzojnë festat siç kanë gëzuar vitet e tjera. Dy, tre apo dhjetë nga ndërmarrja janë në shtëpi dhe të ardhmen nuk e kanë më të sigurtë. Situata është kthyer komplet përmbys. Nga një ekonomi e shëndoshë vitin e kaluar ne kemi rënë në një rritje ekonomike në limitet e riprodhimit të vetë.

Ai po ashtu bëri me dije se eksportuesit kanë nisur një tur në rrethe ku po diskutohet për një plan shpëtimi për biznesin, dhe prej aty do të dalin me vendime që do të jenë shumë të rënda.

Vendimet janë që ne duhet të detyrojmë qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë të riulet në takime dhe të bëjmë një plan me masa drastike, pasi bizneset dita ditës po mbyllen”, theksoi Zekja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos