Marrëveshja e pensioneve me Poloninë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Nga Mario Brakaj
29 Prill 2026, 13:34 | Ekonomi

Emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Poloni do t’iu njihen vitet e punës. Së afërmi ato do mund të përfitojnë dy pensione, një në atdhe dhe një tjetër në vendin ku jetojnë e punojnë, raporton A2CNN. 

Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Marrëveshja me Poloninë është e fundit e arritur nga Qeveria e Shqipërisë, pas asaj me Serbinë.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha: “Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë”

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë, Serbinë dhe së fundmi me Poloninë. Sytë e qeverisë tashmë janë hedhur drejtët shtetit me diasporën më të madhe shqiptare... Greqisë.

"Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, u shpreh ministri Malaj.

Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos