Shqipërinë e vizituan muajin e shkuar mbi 1.2 milionë pushues të huaj duke e zgjatur kështu sezoni veror edhe me një muaj. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në raport me shtatorin e një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 9.9 për qind. Marrë që nga fillimi i vitit rezulton që në vend të kenë hyrë mbi 10.2 milionë të huaj nga 9.6 milionë në janar-shtator 2024.
“Nëse do flasim për numrat, ne numrat i kemi. Numrat janë aty me pak rrite. Por edhe pse numrat janë në rritje ne kemi thuajse të njëjtat të ardhura. Pra kjo do të thotë se ne kemi turistë që shpenzojnë pak dhe kjo nuk është fort pozitive”, tha për A2 CNN, kreu i Unionit Turistik Veror Rrahman Kasa.

Me vjeshtën më muajin e dytë, pritshmëritë janë pozitive në drejtim të rezervime. “Në dallim nga sezoni veror, tani kemi turistë që vijnë të organizuar në grupe për të kryer ture. Shifrat janë optimiste dhe kemi goxha rezervime edhe për nëntorin dhe dhjetorin.”
Këto pritshmëri pozitive i konfirmojnë edhe Mark nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Oliver që jeton në Australi.
“Kam ardhur në Evropë në fat që të vizitoj motrën time cila jeton në Greqi. Patëm një ndalesë këtu në Shqipëri hera e parë për mua këtu. Në ditën e dytë të qëndrimit këtu mund të them se po kaloj këndshëm dhe çmimet janë të përballueshme”, tha për A2 CNN, Mark, një turist nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kam ardhur dje dhe në mbrëmje ishim në një restorant të këndshëm. Qyteti pak kaotik, por duket i këndshëm. Do rri 5 ditë por jo vetëm në Tiranë. Do eksplorojmë edhe qytetet e tjera”, tha për A2 CNN Oliver që jeton në Australi.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e turistëve të huaj të ardhur deri në shtator, mbi 9.7 milionë janë nga shtetet evropiane, ndjekur nga ata nga Amerika, Azia dhe Afrika.
“Nëse i referohemi shifrave totale kryesojnë pushuesit nga Kosova dhe tuirstët italianë. Por kemi gjithashtu edhe spanjollë, çekë, vendet nordike etj.”

Pjesa më e madh e të huajve që hynë në vend në harkun e muajve janar-shator kanë ardhur për pushime, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme kanë hyrë në Shqipëri kalimthi. Sipas INSTAT rreth një mijë të huaj kanë hyrë në vend për qëllime shllime shëndetësore dhe fetare. (A2 Televizion)
